DYLON

Këshillat që ju duhen për një shtatzani të shëndetshme

Avatar photo Redaksia

Shtatzania është pjesa më e rëndësishme, e cila kërkon një kujdes të veçantë, është e rëndësishme, që gjatë kësaj periudhe femrat shtatzana të bëjnë shumë ushtrime fizike dhe të përdorin ushqime të shëndetshme.

Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet do t’ju ndihmojnë të ktheheni më shpejtë në formë të mirë pas lindjes. Me mbajtjen e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës do të përvetësoni rolin e nënës së re.

EkoHigjiena

Këtë formulë për shtatzëni të shëndetshme e ka krijuar dr. Sears, ndërsa qëllimi i saj nuk është trupi i modelistes pas lindjes e as mbajtja konstante e fëmijës në duar. Disa nga këshillat që nevojiten për një shtatzani të shëndetshme janë;

Stili i jetesës
Kjo ka të bëjë me vendimet tuaja se si do ta organizoni kohën në mes punës, relaksimit dhe gjumit, si edhe vendimit që ka të bëjë me konsumimin e alkoolit, duhanit ose ilaçeve. Zgjidhja juaj nuk ka të bëjë vetëm me shtatzëninë, por do të ketë ndikim të madh edhe në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj pas lindjes.

Ushqimi i shëndetshëm
Nëse dëshironi të arrini ushqyerje të balancuar e cila do t’ju ofrojë të gjithë nutrientët e nevojshëm juve dhe fëmijës bëni kujdes në ushqim dhe çdo gjë që konsumoni.

Ushtrimet
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për trupin, ashtu si edhe shëndeti psikik. Sidomos në kohën e shtatzënisë ose gjatë përshtatjes për amësi. Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe do t’ju mundësojnë gjumë më të mirë.