• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Këshillat lokale domosdoshmëri

Redaksia 2LONLINE 18 Tetor, 2013 3 min
 Këshillat lokale domosdoshmëri

Gjilan – (2LONLINE) – OJQ Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN) dhe Forumit per Iniciativa Qytetare (FIQ) ka organizuar tryezën me temën “Funksionimi i Këshillit të fshatit/lagjes – formalitet apo nxitje e aktivizmit qytetar”  përgjatë të cilës u tha se edhe fshatrat dhe lagjet e Gjilanit, kanë nevojë për Këshilla lokale,

Në këtë tryezë që kishte për qëllimi që të diskutohet roli i përfaqësimit të vendbanimeve përmes Këshillit të fshatit apo lagjes, niveli i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen lokale dhe aktivizmi qytetar në përgjithësi, morën pjesë përfaqësues të partive politik,  e të orgnizamave joqeveritarë, me këtë rast në emër të organizatorit Nazim Haliti (FIQ),   ka thënë se shumica e Komunave në Kosovë nuk kanë rregullore për Këshillat lokale, ose ato janë të ndryshme.

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për kryetar komune, ka thënë se Këshillat lokale nuk duhet të angazhohen për interesa të partive politike, biznesit apo grupeve të interesit, por vetëm për interesa të qytetarëve.

Arianit Sllamniku nga Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim (LIZ), ka kritikuar tendencën e partive të mëdha politike për të futur militantizmin në këshillat lokale, duke thënë se kjo e dekurajon idenë e krijimit të në qytetarie evropiane aktive dhe të pa politizuar.   

Yll Isufi, kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit, ka thënë se sa i përket organizimit lokal, duhet të shfrytëzohet historia e organizimit dhe funksionimit të familjes, për të krijuar një këshill të mirë, një komunë të mirë dhe një shtet të mirë.

Faton Bislimi, kandidat i Koalicionit për Gjilanin, tha se fshati Dobërçan është një shembull i mirë i organizimit lokal. Edhe Jashar Ramadani e Drita Maliqi (LDD), kanë thënë se janë kundër politizimit të këshillave lokale.

Ramadan Mehmeti nga Kisnapola e Sadullah Ahmeti nga Hogoshti kanë thënë se është shumë e rëndësishme që të ekzistojnë këta këshilla, sepse askush më mirë se njerëzit e një lagje a fshati nuk i dinë nevojat dhe prioritetet e atij lokaliteti.  /2lonline/
           

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com