DYLON

Këshillat e bashkësive lokale në Rogoçicë e Muçivërc identifikojnë nevojat dhe sfidat e komunitetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 14 Dhjetor, 2016 ka organizuar takimin e parë me këshillat e bashkësive lokale të fshatit Rogoçicë dhe Muqivërcë, për identifikimin e nevojave të komunitetit apo grupeve lokale të interesit. Ky takim ka pas për qëllim rritjen dhe angazhimin e anëtarëve të bashkësive lokale në identifikim e nevojave dhe sfidave të komunitetit.

Gjatë këtij takimi, të pranishmit janë njoftuar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e bashkësive lokale si dhe për identifikim e nevojave të komunitetit apo bashkësive lokale, ku gjatë mandatit të tyre, ata janë trupë e kuvendit komunal dhe pikërisht janë të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve dhe si të tillë mund tëfunksionojnë duke i ndihmuar komunitetit ku jetojnë.

EkoHigjiena

Sipas shumicës që morën pjesë në diskutime, u tha se në komunën e Kamenicës këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura për punë, nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale, gjithashtu edhe mos shqyrtimi i kërkesave të dërguara drejtorive komunale dhe kuvendit po e zbeh edhe vetë punën e këshillave të bashkësive lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjeseshumica e anëtarëve të këshillave të bashkësive lokale, dhe përfaqësues të NOPM-së, me ç ‘rast u diskutuan edhe çështje dhe tema të ndryshme sa i përket projektit në përgjithësi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.