DYLON

Këshilla për të moshuarit, si të qetësojnë dhimbjet e kyçeve

Avatar photo Redaksia

Mosha, sëmundjet e ndryshme dhe trauma janë disa nga arsyet pse mund të keni dhimbje të kyçeve. Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se cilat janë mënyrat për të qetësuar dhimbjet e kyçeve. “Duhet ta filloni me alkolin dhe cigaret.

Nuk duhet të pini më shumë se 2 birra në ditë ose më shumë se 10 cigare në 24 orë. Duhet të mos hani kripë si dhe pini vetëm një kafe në ditë”, – janë disa nga arsyet që këshillojnë studjuesit. Në studim janë marrë 100 persona mbi moshën 50 vjeç të cilët kishin prombleme me kyçet, ku kanë arritur në përfundimet se cilat ushqime duhet të konsumohen. “Duhet të hani mish pa dhjamë, ndikon në uljen e dhimbjeve të kyçeve. Peshku dhe perimet janë një tjetër këshillë, pasi kanë acide yndyrore që përmbajnë omega3, përbërje të cilat forcojnë kockat dhe nuk lejojnë që të shtohen dhimbjet.

EkoHigjiena

Acidi yndyror omega3 gjendet dhe në produkte të tjera, si veza, peshku salmon, arrat dhe portokallet. Kjo do të thotë se duhet të hani minimum 5 herë në javë peshk dhe çdo ditë të konsumoni një kokërr vezë”, – thuhet në studim. Një tjetër këshillë është stërvitja e rregullt. Nje person që vuan nga dhimbjet e kyçeve, përgjithësist ka frikë të lëvizë, të ngrejë pesha apo të vrapojë. Për studjuesit është krejtësisht e kundërta, pasi sporti dhe lëvizja ëhstë një ndër mënyrën më efikase për të qetësuar dhimbjet e kyçeve.

“Lëvizni, merruni me not, jepni biçikletës për 30 minuta në ditë. Në këtë mënyrë kyçet do të jenë në lëvizje dhe ka më shumë mundësi për tu qetësuar. Lëvizja nuk lejon që të ngurtësohet kockat, të cilat në shumë raste rritin dhimbjet e kyçeve”, – parashikon studimi me 100 të moshuar. Dhimbjet e kyçeve vijnë dhe për shkak të sëmundjeve, në këtë rast duhet të këshilloheni me mjekët, në varësi dhe të shqetësimeve të tjera që mund të keni.

Sëmundjet e kyçeve
Dhimbjet që mund të keni në kyçe, nuk do të thotë se nuk do të prekeni nga ndonjë sëmundje tjetër. Sipas mjekëve dhimbja e kyçeve mund të sjellë shqetësime në zemër. Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve dhe keni dobësi, marramendje, dhimbje gjokësi atëherë me shumë mundësi vuani dhe nga zemra.

Janë inflamacionet e zgjatura të kyçeve që rritin riskun për sëmundie kardiovaskulare. Dhimbjet e kyçeve mund të sjellin prombleme dhe për mushkritë, pasi indi i mushkrive mund të transformohet në formime të ndryshme që sjell prombleme me frymarrjen dhe një koll të fortë. Por sëmundjet e kyçeve sjellin shqetësime edhe për sytë, pasi prek gjëndrat që prodhojnë lotët, të cilat ndikojnë në mënyrë direkte tek sytë. Gjithashtu dhimbjet e kyçeve, sjellin dhe prekjen nga anemia. Një tjetër problem që sjellin dhimbjet e kyçeve është dhe depresioni, që vjen pas shqetësimeve të shpeshta dhe shqetësuese në çdo moment të ditës.
Çfarë duhet të bëni
Stërvituni
Merruni me sport
Luani tenis
Futboll
Notoni
Hani peshk
Mish pa dhjamë
Arra
Portokalle
Qumësht
Temperaturat, si të mbroheni nga kanceri i lëkurës
Temperaturat e larta gjatë verës, mund të sjellin dhe prekjen nga kanceri i lëkurës në disa raste të veçanta. Forma më e rrezikshme e kancerit, gjatë verës është ajo e kancerit të lëkurës. Sipas “Cancer Research”, njerëzit mbi 65 vjeç janë shtatë herë shtatë herë më të rrezikuar në krahasim me kohën kur ishin 25 vjeç. Lëkura preket nga dy llojsh kanceri në lëkurë, melanoma dhe jo-melanoma. Kanceri i lëkurës jo-melanoma është forma më e zakonshme dhe rreth 90% e rasteve janë të lidhura me ekzpozimin ndaj rrezeve të diellit. Kanceri i lërkurës melanoma është një formë më e rrezikshme nëse zbulohet pas gjashtë javëve të para. Studimet këshillojnë që për tu mbrojtur nga kanceri i lërkurës të mos rrini gjithë ditën në diel si dhe të vizitoheni te mjeku dermatolog gjatë muajve të verës.