DYLON

Këshilla për një tension të ulët

Avatar photo Redaksia

Gjithë ata persona që kanë tensionin e ulët ndiejnë lodhje kronike, këmbët e rënda, marrje mendsh, humbje ekuilibri, djersë të ftohta, errësim të shikimit, rënie të fikti etj.

Siç dihet tensioni normal është 12/8 dhe në rast se ky tension bie në nivelin 9/6 ose më poshtë, atëherë duhet të tregoni kujdes. Për t’iu ardhur në ndihmë gjithë atyre që vuajnë nga një shqetësim i tillë, janë disa zgjidhje natyrale përmes ushqimeve.

EkoHigjiena

Shega- Është e pasur me potas, flavonoide, vitaminë A, B dhe C si dhe ka veti freskuese. Vepron në nivel kardiovaskular dhe riekuilibron presionin e zemrës.

Panxhari i kuq- Pirja e lëngut të panxharit të kuq dy herë në ditë ndihmon në marrjen e potasit, një prej elementëve më të rëndësishëm për mbajtjen në gjendje stabël të tensionit të ulët.

Kripa- Pa e tepruar konsumi i ushqimeve të kripura, riekuilibron tensionin e ulët.

Uji- Një gotë ujë ndihmon për ngritjen në nivel të lehtë të tensionit.

Çaji jeshil dhe ai trëndafilit- Janë ideal për mbajtjen nën kontroll të tensionit të ulët, veçanërisht nëse pihen në mëngjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.