DYLON

Këshilla për gjumë të mirë

Këshilla për gjumë të mirë
Avatar photo Elife Sherifi

Para se të shkojmë për të fjetur, mund të jetë më mirë të lexojmë diçka çlodhëse, të dëgjojmë muzikë të qetë ose të bëjmë një dush të ngrohtë.

Specialistët thonë se mund ta mësoni trurin që ta lidhë shtrirjen në krevat me gjumin, duke u shtrirë vetëm kur keni vërtet ndërmend të flini. Njerëzit që hanë, studiojnë, punojnë, shohin televizor ose luajnë me videolojërat në krevat mund ta kenë më të vështirë t’i zërë gjumi.

EkoHigjiena

Kafja, çaji, kakaoja, çokollata dhe pijet e gazuara duhen shmangur natën. Temperatura e kënaqshme, një dhomë e errët dhe pa zhurma, si edhe dysheku e jastëkët e rehatshëm, sikur të ftojnë të bësh një gjumë të mirë.

Në fakt, kur ndihemi kaq rehat, mund ta kemi të vështirë të ngrihemi nga shtrati mëngjesin tjetër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.