Qeveria e Serbisë ka riemëruar sërish Kërstimir Pantiqin, kryetarin e sapozgjedhur në veri të Mitrovicës, për zëvendësdrejtor të Zyrës për Kosovën. Krahas tij, sërish në këtë funksion janë emëruar edhe zëvendësdrejtor dhe 6 ndihmësdrejtor të Aleksander Vulinit.
Zëvendësdrejtorët e tjerë janë Malinka Mitroviq dhe Aleksander Stojanoviq.
Ndihmësdrejtor të Zyrës për Kosovën janë emëruar Branka Gajiq, Snezhana Baçanoviq, Mile Radivojeviq, Dejan Paviçeviq, Mirko Krliq dhe Zoran Laziq.
Në të njëjtën mledje, të mbajtur më 4 dhjetor, siç transmeton FoNet, Qeveria e Serbisë
Ka emëruar ish-ministrin e Kulturës dhe të Informimit, Bratislav Petkoviq ka emëruar për zëvendësdrejtor të kësaj zyreje për bashkëpunim me Kishën dhe me bashkësitë fetare.