DYLON

Kerry uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Avatar photo Redaksia

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka dërguar një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët për 102-vjetorin e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Kerry vlerëson rolin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe forcë stabiliteti në Ballkan, ndërsa shpreh falënderimin për mbështetjen në misionet në Afganistan dhe luftën kundër ISIL-it.

EkoHigjiena

Mesazhi i plotë i sekretarit John Kerry:

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë për 102-vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor.
Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-s dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen për misionet në Afganistan, si dhe për kontributin e menjëhershëm dhe të çmuar për koalicionin global kundër grupit ISIL.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik, thotë Sekretari i Shtetit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë si partneri dhe aleati juaj i palëkundur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.