DYLON

Kërkojnë renovimin e shkollës së mesme

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE)  -Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH),  ka adresuar një shkresë edhe në adresë të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, përkatësisht drejtorit Nami Musa,  nga i cili kërkohet renovim emergjent të shkollës së mesme te lartë në Zhegër por edhe disa kërkesa tjera.

Ruhan Kurteshi, Koordinator i IQZH-së ka bërë të ditur se paralelet e ndara të Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër funksionojë që nga viti 1972. Në këto paralele mësimet i vijojnë mbi 230 nxënës nga Zhegra, Gjilani dhe fshatrat për rreth. Po ashtu mbi 320 nxënës nga Zhegra me rrethinë i vijojnë mësimet në shkolla të ndryshme në qytetin e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Në këto paralele mësimi zhvillohet me vështirësi sidomos pas zhvendosjes së nxënëseve të shkollës fillore “Agim Ramadani” në shkollën e re. Pasi që nga ajo kohë (shtator 2011) në paralelet e ndara në Zhegër nuk është investuar fare. Përndryshe dihet tani më se nga tërmeti vitit 2004 kjo shkollë është dëmtuar dukshëm dhe në vazhdimësi nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan dhe nga MASHT janë dhënë premtime për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme”, thotë Kurteshi.

Ai po ashtu u shpreh se sa i përket mbarëvajtjes së mësimit, pasi që pjesa dërmuese e profesorëve udhëtojnë, një pjesë e tyre në vazhdimësi humbin orët e disa prej tyre marrin pagat që punojnë në Zhegër e në fakt nuk janë prezent me nxënësit.

“Prandaj kërkojmë që urgjentisht të hartohet projekti për ndërtimin e një sholle të re, profesorët që janë në këtë shkollë të jenë ma konsekuent në kryerjen e detyrave të tyre, inspektorati i arsimit të kontrolloj në kontinuitet cilësinë e arsimit në këto paralele si dhe të hapen profile të reja , që do të ishin më atraktive për nxënës., ka thënë Ruhan Kurteshi, koordinator i IQZH-së. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.