DYLON

Kërkojnë përkrahje nga të gjitha Forumet e Grave, nëse në Gjykatë ndërhyn politika

Avatar photo Redaksia

/Reagim i familjarëve dhe ftesë Grave Gjilanase rreth rastit të Arbenita Selimi –Spahiu/

Ja reagimi i plotë

EkoHigjiena

Në përkrahje të rastit Arbenita Selimi-Spahiu :

Ishte data 02 mars 2016 kur filloi historia e të ndjerës, ajo pati simptomat e para të lindjes dhe u shtri në Spitalin Rajonal reparti gjinekologjik në Gjilan. Gjithçka filloi ditën e dytë me datë. 03/03/2016 dite e zezë për te. Ne mëngjesin e 3 marsit ajo filloi procesin e lindjes dhe mbaroi në gjendje shumë të mirë sipas mjekëve. Pas procesit te lindjes (djalit) , është vërejt se fëmija kishte një puls të dobët, është marr menjëherë në përkujdesje nga neunatolget kurse nëna është lënë anash nga përkujdesi, duke menduar se pas lindjes normale ajo s’ka nevoje për kujdes. Shumë shpejt gjendja e saj filloi të keqësohej, mirëpo trajtimi ndaj saj mungoi për kundër kërkimit të ndihmës nga mjekët.

Gjithmonë sipas tregimeve të dëshmitarëve. Motra e të ndjerës është gënjyer nga një punëtore se Arbenita po flenë dhe se nuk dëshiron ta shoh për momentin askënd, me arsyetimin se ajo ishte e lodhur dhe i kanë thënë të hyj në dhomën e ushqimit për mos ta vërejtur dikush sepse mund ta largojnë nga objekti i spitalit. Motra e saj Kaltrina rreth orës 10:00 doli për t’ia blerë buketën me lule për te, që u bë nënë për herë të parë. Duke pritur para derës me lule në dore rreth orës 11:00 morri lajmin tragjik për vdekjen e motrës , ne vend se ato lule t’i ia dhuronte në shenjë gëzimi, ato lule iu dhuruan për varrin e saj.

Procedura e daljes nga spitali ishte e mërzitshme dhe nga mërzia për Arbenitën, familjarët nuk ishin në gjendje të mendonin për obduksionin e kufomës. Por duke i pyetur mjekët se si erdhi Arbenita në këtë gjendje, asnjeri nuk na dha deklaratat e njëjta. Nga kjo lindi dyshimi në familjen tonë dhe vendosëm t’ia bëjmë obduksionin për të kuptuar të vërtetën. Obduksioni përfundoi rreth orës 16:00,ndërsa varrimi i saj u bë rreth orës 18:00. Pas 10 ditësh gjithçka u kjartësua, se dyshimet tona dalën se ishin të vërteta; se moskujdesi ndaj të ndjerës dhe neglizhenca e mjekëve ndaj saj ishte arsyeja e vdekjes së Arbenitës. Menjëherë prokuroria filloi rastin dhe lajmi mori dhenë. Mjekëve të dyshuar iu shqiptua masa e arrestit dhe më pastaj me arrest shtëpiak.

Mirëpo pasi ndjeshmëria e lajmit ishte e madhe, filluan edhe ndikimet e zyrtarëve të cilët sado pak atakohen nga ky rast.
Ne si familje ia përkujtojmë z.Imet Rahmanit Ministër i Shëndetësisë sepse ai nuk është avokat mbrojtës të dal në mbrojte të kryerjes së veprës penale por është Ministër i shëndetësisë të cilit i është besuar posti i Ministrit për zhvillimin e politikave shëndetësore, Z.Ministër Rahmani në emisioni televiziv Rokum TV. duke dal në mbrojtje të mjekëve ( kolegët e tij ) ka thënë se nuk ia kanë bëre me qëllim dhe se dy fëmijët e tij kanë lindur në duart e po atyre mjekëve e fatkeqësisht e ndjera Arbenita Selimi – Spahiu nuk e pati fat të jetë bashkëshortja e ndonjë doktori apo të kishte qenë vet punëtore e shëndetësisë për të patur një tretman te posaçëm sikurse bashkëshortja e ministrit e cila sot do të ishte pranë familjes së saj. Për deri sa ne pritem nga ju dorëheqjen morale nga posti i ministrit ju dilni në përkrahje të bashkëpunëtore të krimit ku ne si familje nuk e kemi pritur këtë deklaratë.

Kjo na bënë të besojmë se rasti i të ndjerës do të prek një rreth të gjere për përgjegjësin e tyre. Shpresojmë, se drejtësia nuk ndikohet nga deklaratat e presionet e këtij lloji, por do ta kryejnë punën me përgjegjësi, e jo si të mjekëve të papërgjegjshëm. Përmes këtij reagimi kërkojmë përkrahje nga të gjitha Forumet e Grave të partive politike, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare të grave, që veprojnë në komunën tonë e më gjerë, të na mbështesin në reagimet e mëtutjeshme nëse në Gjykatë ndërhyn politika. Nëse është nevoja edhe me protesta të nënave dhe vajzave të cilat një ditë do të bëhen nëna, ne si familje shpresojmë qe gjykata do të merr vendim sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.