Kërkojnë nga policia vëmendje sa nuk është bërë vonë!
Qytetarët e rrugës që lidh qendrën e Gjilanit me Lagjen Zabel, më konkretisht pjesa te Kompleksi banesor AR Katana, thonë se janë të shqetësuar për sigurinë nga vozitjet e shpejta që bëhen aty nga shoferë të pandërgjegjshëm, andaj kërkojnë ndërhyrjen sa më parë të policisë, me veprime konkrete sa nuk është bërë vonë.
Nuk duhet pritur për të ndodhur ndonjë aksident fatal ku mund të pësojnë këmbësorët, për t’u ndërmarrë ndonjë veprim, por duhet ndërmarrë masa paraprake, është kërkesë e qytetarë në adresë të policisë.
Për këto shqetësime thuhet se është njoftuar edhe policia, por qytetarët e kësaj ane thonë se nuk kanë njohuri se si e kanë vlerësuar ata këtë situatë dhe a po ndërmarrin apo do të ndërmarrin masa që të evitohet ndonjë e keqe para se të ndodhë.
Gjithsesi, apelohet edhe të ngasësi e automjeteve që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos vozisin me shpejtësi të madhe sepse, nga ky veprim nuk ka asgjë të mirë, përvese se mundësisë për të shkaktuar aksidente me pasoja edhe në njerëz.
Përndryshe, nëse kjo gjendje vazhdon dhe nuk ka ndonjë veprim që le të kuptohet se është duke e ndërmarr diçka nga organet e rendit që sjellë efekt pozitivë, atëherë mund të pritet edhe reagim qytetar, kuptohet në suaza të ligjit. /2LONLINE/
