DYLON

Kërkojnë mirëkuptim nga Policia për ata që janë pa dokumente identifikimi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Vatra, Gentiana Shabani së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ibrahim Maliqi sot u takuan me komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi.

Fillimisht gjatë këtij takimi, u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veçantë problemi i mospajisjes me dokumentacion të qytetarëve të cilët janë të shpërngulur nga Kosova Lindore e që jetojnë në Gjilan.

EkoHigjiena

Kryetarja e Vatrës G|entiana Shabani ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëtarët e policisë për këta persona të cilët janë pa dokumente identifikimi.

Ndërsa, Ibrahim Maliqi, informoi komandantin Azemi për problemet e shumta që kanë këta qytetarë duke i treguar për llojin e problemeve dhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve të cilët jetojnë në Gjilan e që nuk kanë dokumente.

Komandanti Azemi shprehi gatishmërinë e Policisë së Stacionit Policor në Gjilan për bashkëpunim dhe mirëkuptim për këta qytetarë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.