DYLON

Kërkojnë lirimin e të gjithë aktivistëve që po mbahen nëpër burgje

Avatar photo Redaksia

Visar Ymeri kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se fushata policore e arrestimeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdon. Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes sonë. I është thyer banesa dhe është bastisur ajo. Kështu, u rrit në 11 numri i të burgosurve politikë që janë aktivistë të VETËVENDOSJE!-s.

Ai tha se pardje u arrestua deputeti i Kuvendit të Republikës dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, kurse të martën vonë u pat arrestuar zëdhënësi ynë, Frashër Krasniqi. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen politikisht nëpër burgjet e regjimit.

EkoHigjiena

Sipas tij, nëpër burgje të ndryshme nëpër Kosovë po mbahen: Besnik Zeqiraj, Dardan Molliqaj, Fatmir Kurtaj, Frashër Krasniqi, Glauk Konjufca, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj, Skender Merturi dhe Trim Gashi. Regjimit Mustafa-Thaçi i ka mbetur vetëm policia shtetërore për ta na luftuar duke e shtyrë atë në përdorimin e metodave fashiste kundër VETËVENDOSJE!-s.

“Ata nuk kanë tashmë as argumente racionale dhe as mbështetje ndërkombëtare. U ka mbetur pra vetëm Policia, përmes së cilës po tentojnë ta vazhdojnë përndjekjen ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për ta shuar kështu organizmin e pakënaqësisë qytetare kundër kësaj qeverie shkelëse të Kushtetutës, kundër kësaj qeverie përmbysëse të rendit kushtetues, dhe kundër kësaj qeverie antirepublikë”, ka thënë Ymeri i Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.