/2L ONLINE/ – Kryetarja e Lëvizjes Qytetare”Vatra” Gentiana Shabani dhe nënkryetari Gani Krasniqi kërkuan që të hapen pika kufitare në Muhoc, Dobrosin dhe Breznicë të Bujanocit.
Shabani tha se Malësia e Bujanocit por edhe tërë Kosova Lindore është regjion mjaft i pazhvilluar në të gjitha aspektet, por edhe problem shumë i madh i organizimit shtetërorë. Është regjion shumë i diskriminuar dhe ka shumë mangësi në përhapjen e zyrave të institucioneve që, janë të domosdoshme për jetë normale.
“Regjioni më i pazhvilluar në Bujanoc por edhe në tërë Serbinë janë fshatrat e Malësisë së Bujanocit si; Zarbica, Ramabuqa, Qarri, Suharrna , Novosella, Gjergjefci dhe Muhoci. Këto fshatra dhe disa fshatra të tjerë në komunën e Bujanocit si dhe Dobrosini, tani po përballen me probleme të mëdha, e problemi më i theksuar, është mosekzistimi i një pika kufitare ku këta banorë do të mund të pajisen me dokumente të nevojshme për kalimin e kufirit në mënyrë legale”, ka thënë kryetarja Shabani.
Ajo shtoi se në pikat kufitare ekzistuese mund ta kalojnë vetëm banorët që kanë letërnjoftime të Serbisë dhe me vetura të Serbisë, kurse banorët e dëbuar apo dhe ata që duan ta bëjnë ndonjë vizitë në këto treva, e që nuk kanë letërnjoftime të Serbisë apo vetura me tabela të Serbisë nuk mund ta kalojnë kufirin.
Nga ana e tij, nënkryetari Gani Krasniqi shtoi se banorët që kanë letërnjoftime të Kosovës dhe vetura me tabela Republikës së Kosovës duhet të pajisën me dokumente në pikat kufitare në Konçul, e pastaj të vazhdojnë më tej drejt Bujanocit e Vranjës, për të hyrë në këto treva duke i ra rreth e përqark që është shume e mundimshme dhe zgjatë rrugën për mbi 50 kilometra rrugë të mundimshme e pa asfalt fare.
“Pra ky veprim i mbyllje ,së kufirit për banorët e Kosovës Lindore, dëshmon mjaft mire se Serbia është e interesuar që këta banore te mos kthehen më atje duke mos ofruar mundësit e udhëtimit të lire dhe duke nxjerrë çdo ditë lloj- lloj pengesa për lëvizjen e lirë”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se faktori ndërkombëtarë duhet t’i dijë këto fakte dhe duhet qe regjimit serb në Beograd ti vë kushte para dhënies së statuseve integrues nga Bashkim Evropian. /2L ONLINE/