Kërkoj vetëm një gjë, respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme
Nga: Visar Ismajli – profesor
Deri kur do të shkelet një vendim i Gjykatës Supreme, a është e drejt një institucion mos me respektua vendimet e Gjykatës, kush duhet me dhanë llogari dhe përgjegjësi këtu, Drejtori i Arsimit apo Kryetari i Komunës
PAFTYRËSI DHE MOSRESPEKTIMI I VENDIMIT TË GJYKATËS SUPREME
Është shqetësuese dhe e papranueshme që DKA – Gjilan të mos respektojë një vendim të Gjykatës Supreme.
Në një shtet ku duhet të sundojë ligji, vendimet e gjykatave duhet të respektohen dhe të zbatohen nga institucionet publike, pa përjashtim.
Ajo që po ndodh në këtë rast ngre një pyetje serioze: A është mbi vendimin e Gjykatës Supreme vullneti i një institucioni?
Unë kërkoj vetëm një gjë: respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme.
Kjo nuk është çështje inati apo hakmarrjeje. Është çështje e drejtësisë, ligjshmërisë dhe respektimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendimi i Gjykatës Supreme nuk duhet të anashkalohet. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë.
Kërkoj urgjentisht të ndërhyjnë Kryetari i komunës për anulimin e konkursit dhe kthimin në pikën zero, përndryshe që nuk ndërhyn kryetrari i komunës jemi të obliguar të fillojmë t’ju drejtohemi organeve gjyqësore, gjykatës, prokurorisë…
