Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Të dashur qytetarë të Gjilanit dhe ju bashkatdhetarë,

Ju falënderoj nga zemra që gjatë kësaj fushate 30 ditore me solidaritet, e keni hapur konakun për mua dhe listën e LDK-së.

Janë mijëra takime me burra e gra, djem e vajza, të rinj e të reja e pleq e plaka dhe besimin ndaj meje do ta ruaj si tepër të rëndësishëm.

Në veçanti, jam krenar për mbështetjen dhe vlerësimin e lartë që e kam marrë nga nënat heroina, familjet e dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Tani, në përmbyllje të kësaj fushate, kërkoj nga të gjithë që të dielën të dilni në mënyrë solemne për ta shprehur vullnetin tuaj me votë ndaj meje dhe LDK-së,

Kërkoj konfirmimin e besimit tuaj për implementimin e programit tonë për një Gjilan të dëshirueshëm për të jetuar, për shërbime cilësore ndaj qytetarëve, për zhvillim lokal ekonomik, për edukim të brezave të rinj duke u ofruar mësimdhënie e mësim-nxënie kualitative e për buxhet të qëndrueshëm.

Kërkoj mbështetjen tuaj për solidaritet me familjet me probleme të banimit, për një qytet të pastër, të biçikletave e të mençur, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës e shërbimeve publike.

Kërkoj mbështetjen tuaj për finalizim të projekteve të rrugëve europiane, me trotuare të standardizuara edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Kërkoj besimin tuaj për programet e mëdha për kulturën e sportin, për përfshirjen më të madhe të rinisë e grave në vendimmarrje.

Kërkoj besimin tuaj për ta vazhduar partneritetin me donatorët dhe qeveritë mike të Gjilanit.

Kërkoj besimin tuaj edhe ndaj listës së 38 kandidatëve të jashtëzakonshëm, të cilët janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional, njerëz që nuk kanë pasur kurrë probleme me ligjin.

Kërkoj mbështetjen tuaj për qeverisje me duar të pastra e dyer të hapura 24 orë e shtatë ditë për qytetarët.

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i Rugovizmit.

 Ju falënderoj nga zemra. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve!

#LDKGjilan #LDK160

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

KOMENTE