DYLON

Kërkohet sqarim për mënyrën e vlerësimit të intervistës me gojë

Kërkohet sqarim për mënyrën e vlerësimit të intervistës me gojë
Avatar photo Redaksia

Nga: Visar Ismajli – profesor

Si është e mundur që intervista me gojë të zhvillohet nga 4 persona, ku secili ka nga 20 pikë, pra gjithsej 80 pikë, ndërsa në përfundim pretendohet se kjo pjesë përbën vetëm 30% të vlerësimit total?

EkoHigjiena

Sipas ndarjes së pikëve:

50% – Testi me shkrim
20% – Portofoli/CV-ja
30% – Intervista me gojë

Kërkohet një shpjegim i qartë dhe transparent nga Kryetari i Komisionit, z. Burim Sadiku, dhe Drejtori i Arsimit, z. Jeton Rexhepi:

Si është llogaritur 30%-shi i intervistës me gojë, kur katër anëtarë të komisionit kanë nga 20 pikë, gjithsej 80 pikë?

Publiku dhe kandidatët kanë të drejtë të dinë se cila është formula e saktë e konvertimit të 80 pikëve në 30%, si dhe baza ligjore dhe metodologjia e përdorur për këtë vlerësim.

Kërkoj që kjo çështje të sqarohet publikisht dhe me dokumentacion, në mënyrë që procesi i vlerësimit të jetë i kuptueshëm dhe transparent për të gjithë kandidatët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.