Kërkohet që femra të jetë e zëshme në Kuvend, e jo veç si dekor

Kërkohet që femra të jetë e zëshme në Kuvend, e jo veç si dekor

Në një debat të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, Gjilan, kandidatet ferma që garojnë për asamble komunale kanë paraqitur arsyet e tyre pse iu kanë rrekur një gare të tillë dhe se cilat do të jenë angazhimet e tyre nëse e fitojnë besimi ne qytetarëve për t’i bërë pjesë e Kuvendit Komunal, ndërsa të pranishmit e tjerë, duke iu uruar suksese pa dallim, kanë kërkuar nga to që të jenë të fuqishme dhe të zëshme në kuvend e jo të jenë vetëm dekor i KK-së siç ka ndodhur në raste, me kuvendarët e mandatit që përfundoi apo edhe i mandateve të mëparshme.

Xhejlane Behluli që vije nga LDK-ja e që garon për asamble në Novobërdë ka thënë se ka hyrë në këtë garë për të vazhduar kontributi ne saj në të mirë të qytetarëve, e ku një gjë të tillë e kishte bërë edhe në këto katër vite që kaluan kua ajo kishte qenë pjesë e kuvendit që po e synon sërish.
Ajo tha se do të nisem nga fshati im, Pasjaku, ku do të bëhem zë i fuçiqësh por edhe i rrehtit dhe komunës në përgjithësi për t’i përkrahur interesat qytetarëve.

Ajo tha se do të jetë po ashtu zë i fuqishëm i femrës, është shumë feministe dhe se nga puna e deritanishme në terren ka parë qytetarë me halle e probleme poër të vilat do të angazhohet po që se e fiton edhe njëherë besimin.

Saranda Rashiti (AAK), Gjilan tha se beson se mund të jetë zë i fuqishëm i femrës, gruas e rinisë. “Kam takuar shumë gra biznesmene që nuk kanë pas mundësi e fuqi, për me u zhvillua. Atyre do t’iu ndihmojë që të kenë përkrahjen por edhe të tjerëve duke i bartë kërkesat dhe shqetësimet e tyre aty ku duhet.

Vjollca Gagica – Matshi, edukatore, tha se në politikë është kyçur në AKR, dhe ka qenë edhe më parë asambleiste dhe se e ka parë që aty ka munguar hapësira dhe se do të angazhohet që të jetë zë që dëgjohet sepse femra duhet të flas e të angazhohet në vendimmarrje. Ajo tha se edhe Forumi i Gruas së AKR-së ka punuar shumë për avancim të femrës por se si asambleiste do të angazhohet që femra të mos ndihet më e pa përkrahur. Ajo duhet të merret edhe me politikë e sidomos i inkurajojë të rejat.

Valmira Arifi nga Lëvizja Vatra shpërfaqi problemet që i kanë qytetarët e Luginë që jetojnë në Kosovë, me identiteti ne tyre pasi nuk po mund të pajisen me dokumente dhe kontributi i saj si asambleiste do të jetë në këtë drejtim, që të zgjidhen problemet që i ka kjo kategori.

Po ashtu ajo tha se do të angazhohet për zgjidhjen edhe të probleme tjera të shumta që i kanë qytetarët si me mungesë të çerdheve, parkingjeve , hapësira të gjelbëruar,a trotuare etj.
“Do të mundohem të jem zë i fuqishëm për këto probleme brenda KK së Gjilanit”, tha ajo.

Drita Maliqi, ish deputete e Kuvendit të Kosovës tani pjesëe AKR-së, ka përshëndetur të pranishmet për guximin për t’u kandiduar, duke thënë se me këtë ata kanë marrë edhe përgjegjësi. Ajo ka kërkuar që të punojnë për të mirën e qytetarëve, të jenë të zonja dhe të përkushtuara për të quar demokracinë e Gjilanit përpara, ndërsa ka ngrehur si shqetësim se shumë kush po i futet politikës si mundësi e punësimit, duke kritikuar kështu punësimet e paligjshme dhe nepotiste që po bëhen.

Përndryshe, ajo ka ndarë përvojën e saj si ish deputete, duke thënë se politikën e ka pasur traditë familjare sepse rrjedh prej një familje atdhetare, ndërsa për t’u zgjedhur deputete ka pasur përkrahjen e familjes miqve dhe qytetarëve të shumtë.

Shaban Terziu, nga shoqëria civile, i pranishëm në këtë debat, ka përshëndetur kandidatet për guzimin për ti hyrë garës por ka kërkuar që nëse zgjidhen të mos heshtin por të jen ëtë zëshme në KK. Ai tha se ka qenë monitorues i KK-s ësë Gjilanti dhe ka parë se si kuvendaret janë heshtake,, bile ka të tilla që nuk kanë fol asnjëherë.

Demir Krasniqi, roli i femrës në shoqëri është i padiskutueshëm dhe se do të ishte shumë i lumtur po të ishte një femër kryetare e komunës, kudo, sepse beson fuqishëm se ajo do t’ia dilte të ishte e suksesshme për çka u mbështet në shembuj të grave të suksesshme nëpër histori.

Vana Jerliu Ramadani (AKR) tha se ndihet e lumtur që femra po lufton tutje me u ngritë sa ma shumë në shoqëri, sepse është me rëndësi për vendin dhe shoqërinë tonë. Ajo tha se beson që gruaja është e fuqishme dhe se do të jetë e suksesshme.

Arta Haziri – Nuhiu (AAK), tha se ka hyrë në politikë të jetë zëri i fuqishëm i femrës, sepse ato janë të forta, femrat janë të forta s për me i tejkalua sfidat me suksese sepse munden.

Ajo përmendi edhe disa suksese të saja konkrete si me festivalin “Mollëkuqet” ku ajo është drejtoreshë e festivalit por edhe rolin e saj të madh në zhvillimin e talenteve të rinj, duke i ofruar si dëshmi që femrat munden dhe janë të zonja e shembullore.

Elife Sherifi, gazetare ka kërkuar nga kandidatet që do të marrin besimin qytetar , në Kuvend të mos heshtin por të marrin përgjejgësi dhe të angazhohen të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Ajo ka kërkuar që të jenë aktive që cilado parti që fiton dhe ato kanë mundësi ndikimi të ndikojn ëqë ato të jenë në pozita drejtuese.

Shqipe Demi tha se gruaja shpesh s`ka pasur përkrahje dhe dot punojë që të jetë zëri i fuqishëm në këtë drejtim dhe se si asambliste do të ndihmojë shumë edhe për fëmijët e braktisur.

Ndryshe, debati është mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë.

KOMENTE