DYLON

Kërkohet përkushtim më i madh për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit

Kërkohet përkushtim më i madh për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit, e cila organizohet nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, përmes Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit përkatës që është nxjerrë më pas, Kosova ka shprehur zotimin dhe përkushtimin për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.

“Kosova ka miratuar dispozita ligjore mjaft të avancuara që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e viktimave të krimit. Ligji për kompensimin e viktimave të krimit dhe krijimin e mekanizmave përkatës që janë të nevojshëm për zbatimin e këtij ligji është një prej këtyre dispozitave”, ka thënë presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se sot janë mbledhur për të treguar përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit.

“Përkushtimi ynë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të viktimave të krimit, nuk është vetëm gjatë kësaj jave apo ndonjë jave të caktuar, por duhet të jetë i përditshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës janë dhe duhet të jenë të vendosura në krijimin e kushteve dhe mundësive që garantojnë mbrojtje dhe ndihmë për viktimat e krimit, si dhe mbështetje në realizimin e të drejtave të tyre.

“Si President i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin t’i ftojë të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi është zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij që Kosova t’i promovojë, mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi, përfshirë edhe të drejtat e viktimave të krimit.

“Asnjëherë nuk do të mungojë përkushtimi ynë në garantimin e të drejtave për këtë kategori të qytetarëve, që në një moment të jetës së tyre i ka rastis fati të jenë viktima të krimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se nevojitet një angazhim më i madh i të gjithëve që në shtetin tonë të mos ketë më viktima të krimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.