DYLON

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë me deklaratë të përbashkët kërkon nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës përfundimin sa më parë të shkollës në Pozheran dhe ndërtimin e çerdhes në Viti

Sot në Viti është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila është thirrur me kërkesën e shefit të grupit parlamentar të LDK-së. Në këtë seancë është diskutuar dhe miratuar një deklaratë e përbashkët e të gjitha shefave të grupeve parlamentare të përfaqësuar në këtë Kuvend.

EkoHigjiena

Në këtë deklaratë e cila është votuar një zëri nga të gjithë të pranishmit pa dallime partiake, ju është bërë thirrje institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës për përfundimin sa më parë të punimeve në ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Halil Alidema” në Pozheran dhe ndërtimin e çerdhes në Viti.

Megjithatë gjatë seancës u kërkua që të bëhet një pushim i shkurtër për të formuluar deklaratën e përbashkët. Pas votimit kjo deklaratë është nënshkruar nga shefat e grupeve parlamentare si: Ali Bajrami-LDK, Jakup Demiri-LVV, Taulant Haxhiu-PDK dhe Reshat Azizi-AAK.

Ndërkaq, Ilir Zuka, anëtar i Kuvendit Komunal të Vitisë dhe njëherit Administrator i Pozheranit shpërndau paraprakisht të gjithë këshilltarëve një shqetësim nga banorët e këtij lokaliteti për mos përfundimin e këtij projekti dhe dëmeve që po ju shkaktohet arsimit në Pozheran.

Përndryshe këtu e keni deklaratën e përbashkët të votuar dhe nënshkruar sot.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.