DYLON

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shantazhoi të miturën

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shantazhoi të miturën
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndaluar të dyshuarin B.J., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’ nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 74 paragrafi 2.6 dhe nenin 120 paragrafi 37 lidhur me paragrafin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, më 23.01.2019, rreth orës 20:00, në Gjilan, i pandehuri B.J. (1993), përmes rrjetit social Facebook, ka shantazhuar të miturën e moshës 14 vjeçare, në atë mënyrë që nga ajo ka kërkuar që të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën do t’ia publikonte fotot e saj intime, të cilat e njëjta i kishte bërë me ish të dashurin e saj, me ç’rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.

Prokuroria, ndaj të dyshuarit, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që ekziston mundësia e ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.