DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për përvetësim në detyrë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për përvetësim në detyrë
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M., në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit Tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1,700 €.

I dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.