DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në një kafiteri në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë.

EkoHigjiena

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /2LONLINE.com/