DYLON

Rasti i rëndë në Demiraj: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e arrestuar

Rasti i rëndë në Demiraj: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e arrestuar
Redaksia

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 02.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.

EkoHigjiena

Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.