DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të besimit

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të besimit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, i pandehuri L.V., në Qendrën Tregtare ‘’Viva Fresh Store”, në njësinë nr. 2 në Gjilan, në cilësinë e menaxherit, ka keqpërdorur autorizimet e tij që dalin nga kontrata e lidhur me këtë ndërmarrje, duke dëmtuar të njëjtën në vlerë financiare mbi 20,871.24 €, ashtu që artikujt e blerë nga konsumatorët fillimisht i ka regjistruar, por nuk i ka pajisur me kuponë fiskal, ndërsa më pas ka përdorur kartelën ‘’0’’, për të fshirë artikujt e regjistruar.

EkoHigjiena

Me këto veprime, dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.