Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotikefotoilustrim

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarve SH.K. dhe H.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, të dyshuarit SH.K. dhe H.D., me qëllim të prodhimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope, pa autorizim kanë kultivuar bimë narkotike, ashtu që në pronën e të dyshuarit SH.K., janë gjetur 540 bimë narkotike të mbjellura, të llojit ‘’Cannabis sativa’’, në gjatësi prej 20 – 50 cm.

Në këtë mënyrë dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e sipërshënuar penale.

KOMENTE