Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe kontrabandë me mallra

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe kontrabandë me mallra

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve M.A. dhe N.K., të cilët me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 05 Tetor 2021, i pandehuri M.A., në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, tek autoriteti pyjor në komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunjë, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjëve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime, i pandehuri M.A., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa, i pandehuri N.K., dyshohet për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

KOMENTE