• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjykatë/Prokurori

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve

Redaksia 2LONLINE 25 Dhjetor, 2021 2 min
 Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe të pandehurit A.R., për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë muajit Prill dhe Maj 2020, në komunën e Novobërdës, i pandehuri T.S., në pozitën e drejtorit të shëndetësisë  në komunën e Novobërdës, ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit material, me dashje ka përpiluar raporte me përmbajtje të pa saktë të pranimit të mallrave – barnave, kinse nga kompania “AWA sh.p.k”, me seli në Prishtinë,  të cilat raporte pastaj i ka dorëzuar në  Drejtorinë e financave  komunale në Novobërdë dhe pagesa iu është bërë kësaj kompanie, ndërsa Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Novobërdës nuk janë furnizuar me barna sipas raporteve të përpiluara nga i njëjti.

Ndërsa, i pandehuri A.R., dyshohet se ka falsifikuar dokumente, ashtu që si pronar i kompanisë  së lartcekur, ka përpiluar fatura me përmbajtje të pa saktë, kinse për furnizim me barna në QKMF-të në komunën e Novobërdës.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Etiketa:aktuale Gjilan Prokuroria Themelore
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com