/2L ONLINE/ – Një bashkëpunim mes tri teatrove profesionale nga Kosova (Gjilani), Shqipëria e Maqedonia, e sjellin sot, e hënë, për publikun premierën e komedisë satirike “Kërkohet një kloun plak”. Shfaqja e autorit rumun Matei Visniek me regji të Besfort Idrizit, ka karakter satirik dhe trajton problemet brenda shqiptare, derisa në të luajnë aktorët Sabedin Shahiqi nga Kosova, Alfred Bualoti nga Shqipëria, Bajrush Mjaku dhe Beqir Nuredini nga Maqedonia.
Premiera do të jepet sonte me fillim në ora 20:00. /2L ONLINE/