DYLON

Kërkohet nga Inspektorati Komunal t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe urdhëresat e Ministrisë

Kërkohet nga Inspektorati Komunal t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe urdhëresat e Ministrisë
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari bashkë me kabinetin e saj ka pritur në takim të gjithë Inspektorët Komunal, për të biseduar në lidhje me vendimet e Qeverisë dhe urdhëresat e Ministrisë.

Pjesëmarrës në këtë takim ka qenë edhe përgjegjësi i Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Liridon Beqiri i cili mori përgëzime për punën që është duke bërë Inspektorati në Kamenicë thuhet në njoftimin e komunës.

“Nuk është qëllimi i Inspektoriatit që të shqiptojmë gjoba, por të marrim masa, ne dëshirojmë të ruajmë jetën e njerëzve, por njëkohësisht t’i ruajmë edhe bizneset, sepse janë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë”, ka thënë ministrja Hajdari.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.