DYLON

Kërkohet nga drejtorët komunal disiplinë dhe respektim të orarit në punë

Kërkohet nga drejtorët komunal disiplinë dhe respektim të orarit në punë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Gjatë këtij takim në veçanti është folur për përpilimin e planeve të punës për drejtoritë komunale, për disiplinën dhe respektimin e orarit të punës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Gjithashtu kryetari Haliti, i njoftoI drejtorët mbi dy propozim vendime për caktimin e lokacionit për ndërtimin objektit të Çerdhes dhe të Gjykatës në Viti.

EkoHigjiena

“Kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të kujdesën për respektimin e orarit të punës dhe për disiplinën në punë, me qëllimin më të mirë që të ofrojmë shërbime sa më të shpejta dhe më të mira për qytetarët tanë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai bëri me dije se është njoftuar që Gjykata në Viti, ka fonde për ndërtimin e një objekti të ri dhe se komuna do të bëjë propozim vendimin për caktimin e lokacionit. Ai tha se një lokacion do të gjendet edhe për një çerdhe të re pasi që kanë gjetur fonde për të.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen aktuale në komunën e Vitisë me pandeminë, ku u shqyrtua mundësia për marrjen e masave adekuate, në parandalimin e shtimit të rasteve.

U bë e ditur se aktualisht në komunën e Vitisë numri i të infektuarve me këtë virus janë në rritje. Gjithashtu u tha se 3 shkolla në komunën e Vitisë, si shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, “Skender Emërllahu në Ramjan’, si dhe “Nazmi Pajaziti” në Radivojc kanë kaluar në mësim online.

Drejtoresha për Arsim në Viti Fatbardha Emini, theksoi se vendimi për mbylljen e këtyre shkollave është marrë pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan.

Kryetari I komunës Sokol Haliti, njoftoi këshillin e drejtorëve se gjatë fundjavës janë dezinfektuar objektet shkollore dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës nëpër të gjitha shkollat.

Ndërkaq në këtë takim drejtorët e drejtorive thanë se ata janë në përpilimet finale të planet e punës dhe po vazhdohet me kontaktet me donatorët dhe organizata të ndryshme në realizimin e projekteve në interes të komunë së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.