“Koalicioni i për të Drejtat e Shqiptarëve” i përbërë nga shtatë anëtarët e Këshillit nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) ku do të shqyrtohet problematika e mungesës së teksteve shkollore.
Ky grup këshilltarësh i nënshkruar në dokumentin në të cilin ka pasur qasje portali informativ Titulli.com, kërkesën e parashtruar për seancë të jashtëzakonshme e bazon në nenin 36 dhe 41 të Rregullores së punës së Këshillit, numër 283/14.
Me letrën drejtuar kryetari të KKSH-së Jonuz Musliut, kërkohet rendi i ditës si vijon: Shqyrtimi i përgatitjeve të bëra për fillimin e vitit shkollor 2015/16 në shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës me theks të veçantë për problematikën e sigurimit të teksteve mësimore, si dhe problemet lidhur me nostrifikimin e diplomave.
Kërkesa është bërë më 2 shtator, ndërsa deri më sot një mbledhje e kërkuar nga ky grup këshilltarët nga radhët PVD-UDSH ende nuk është realizuar.
Sipas nenit 37 një kërkesë e tillë, pas iniciativës së ndërmarrë, kryetari është i obliguar që në afat prej tre ditëve të konvokoj mbledhjen, gjë e cila sipas këshilltarëve të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve”, ende nuk ka ndodhur.