Kërkohet maturi në deklarimet publike të subjekteve politike

Kërkohet maturi në deklarimet publike të subjekteve politike

Jemi dëshmitar të një diskursi politik, në pritje të vendimit të gjykatës kushtetuese, një vendim krucial që ka të bëjë me të ardhmen politike të vendit dhe drejtimit të saj.

Shkruan: Skender Berisha

Kemi një situatë serioze politike në vend, një situatë që don maturi dhe vendosmëri, të mos bëhet trysni ndaj atyre që mendojnë ndryshe, pasi që shtensionimi do të ishte një nga vetë zgjidhjet që kërkohet për momentin para vendimit të Gjykatës kushtetuese.

Kërkohet nga subjektet politike të jenë sa më të arsyeshëm në deklarimet e tyre, të jenë kontribues në demokracinë edhe ashtu të brishtë, të deklarohen se njohin dhe respektojnë shtetin ligjor bashkë me vendimet e saj, ta duan vendin tonë pa marrë parasysh se kush qeverisë, si dhe ta pranojnë vendimin e Gjykatës kushtetuese pa marrë parasysh se si do të jetë.

Debatet e njëpasnjëshme në media, natyrisht se i kontribuojnë demokracisë në vend ato janë të mirëseardhura gjithmonë, por debatet me tendecë, shkrimet në portale me prapavijë, janë qartë të dukshme se kanë për qëllim ndikimin, prandaj shikuar nga ky këndvështrim kërkohet maturi, të shmangen deklarimet me qëllimin e vetëm që të ndikojnë rreth qështjes që ka të bëjë me vendimin e Gjykatës kushtetuese.

Duhet që t’i lihet në dorë gjykatës kushtetuese të kryejë punën e saj.

Së fundi edhe ambasada e ShBA-së bëri një deklararim ku u tha se respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare.

Të shpresojmë se partitë politike do të kenë kujdes dhe do të pranojnë vendimin e Gjykatës kushtetuese ashtu si ajo vendos. /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE