Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasani gjatë takimit me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë, Dragan Sharçevic kanë inicuar zgjidhjen e problemit të licencimit të mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.
Ky problem është duke u zvarritur me vite , dikur licencimi është organizuar në Preshevë e me herët edhe në Nish e tani kjo mund të bëhet vetëm në Beograd në Ministrin e Arsimit .
Kjo formë padyshim paraqet vështirësi , pengesa për mësimdhënësit shqiptare e sidomos në kompletimin e dokumenteve , pengesa në gjuhë dhe largësia që kërkon shpenzime shtesë”, kanë thënë përfaqësuesit nga Bujanoci në takim, shkruan Titulli.com.
Ndërsa shërbimi i departamentit të shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore pranë administratës komunale në Bujanoc është duke i kompletuar kërkesat për lincencë nga shkollat fillore dhe të mesme.
Ky shërbim ka njoftuar se në takimin e radhës me ministrin Dragan Sharçeviq krahas temave tjera, do të shqyrtohet edhe mundësia e organizimit të licencimit (dhënies së provimit profesional) në Bujanoc.