DYLON

Kërkohet Elizabeta Rexhepi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se në stacionin Policor në Kamenicë, familjarët kanё raportuar zhdukjen e Elizabeta Rexhepit,  e lindur me 11.04.1985, shtetase e Kosovës, me banim të përhershëm në Kamenicë, e cila nga data 25.01.2014 ka dal nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk dihet vendndodhja e saj.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit, ka thënë se Njësia e Hetimeve Rajonale – Sektori pёr Persona tё Zhdukur në Gjilan, ka bёrё hetime tё pandërprera për ta gjetur atë. Deri me tani nuk kemi asnjë informatë për vend ndodhjen e sajё.

EkoHigjiena

Përshkrimi fizik dhe karakteristika tjera, nё momentin e largimit të Elizabeta Rexhepi nga shtëpia:
-Gjatësia : 1.55 cm
-Pesha : 60 kg
-Ngjyra e flokëve : e zezë
-Ngjyra e syve: e zezë
-Te veshura : jakne ngjyrë e zezë dhe kllompe të bardha, me gjendje te dobët shëndetësore .

“Luten tё gjithë qytetarët qё posedojnë çfarëdo informate apo kanë dijeni për vend ndodhjen e sajë ta njoftojnë stacionin mё tё afër tё policisë apo tё paraqiten nё këta numra tё telefonit: 192 dhe 0280 330 188  apo me telefon mobil  emergjent 112”, thotë Hashani. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.