(2L ONLINE) – Zv.kryetari I komunës së vitisë Hasan Aliu në një takim me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, ka kërkuar një angazhim më të madh dhe përkushtim që ky proces të finalizohet. Ai ka theksuar se në bazë të të dhënëve, komuna e Vitisë del shumë mbrapa sa I përket kësaj çështje.
“Kemi mbetur mbrapa krahas komunave tjera të Kosovës me emërtimin e rrugëve nëpër fshatra. Në disa fshatra janë kryer emërtimet, mirëpo në pjesën dërmuese ky proces ka ngecur e në disa edhe nuk është punuar. Kanë qenë të informuara gjitha lokalitetet me përcaktimin e emrave në bazë të kodeve që të bëhen emërimet sipas propozimeve të lagjeve dhe këshillave të fshatrave, andaj nuk ka arsye që kjo të ngecë, ka thënë Aliu.
Drejtori I Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis Dionis Ukaj, ka thënë se emërtimet e rrugëve nëpër fshatra është dashur të kryhen më herët, por kjo nuk ka ndodhur. Ai ka njoftuar se janë të regjistruara vetëm në Viti 42 rrugë, në fshatra 311, janë 700 tabela të emërtimeve të rrugëve dhe 13.000 numra që do të vendosen në shtëpi apo banesa.
Ndërsa Tahir Lubishtani koordinator I zyrës për këshillat e fshatrave ka theksuar se komisioni për emërtim të rrugëve, është formuar në vitin 2009, mirëpo mos përfundimi I këtij projekti, ka rezultuar me disa pengesa sidomos në pakënaqësitë rreth emërtimeve që ka ndikuar edhe në këtë vonesë.
Përgjegjësit e zyrës për emërtimin e rrugëve kanë njoftuar se në fshatrat ku nuk ka banorë, siç është rasti me Vërnezin, Vërnakollën dhe ndonjë fshat tjetër, të drejtën e caktimit të emrave e ka komisioni, jo si në fshatrat tjera që propozimet kanë dalur nga banorët e lagjeve. /2l Online/