DYLON

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 09.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim.

Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale.

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.