/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të mëhershëm kur në një kafiteri në Kamenicë kishte ndodhur një incident, e ku njësitet patrulluese që kishin dalë në vendin e ngjarjes kishin vërejtur se automjeti i të dyshuarit Golf -1, me targa 06, kishte 5 vrima, ku dyshohet se janë nga arma e zjarrit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se tani pas hetimeve të bëra, lidhje me këtë rast, në bazë të urdhëresës nga Gjykata, është kryer bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur një sasi e vogël municioni, po ashtu është gjetur edhe një substancë e dyshuara-Marihuanë (22.6 gr), për cilën është njoftuar njësitë antidrogës, të cilët janë duke e hetuar rastin.
Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës është hapur rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. I dyshuari i kishte edhe 4 urdhëresa të Gjykatës dhe i njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit për shtatë (7) ditë. /2L ONLINE/