DYLON

Kërkesë për verifikim dhe hetim të procedurave të angazhimit të mësimdhënësve të kimisë

Kërkesë për verifikim dhe hetim të procedurave të angazhimit të mësimdhënësve të kimisë
Redaksia

Nga: Visar Ismajli – profesor

Drejtuar: Inspektoratit të Arsimit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan.

EkoHigjiena

Lënda: Verifikimi i angazhimit të mësimdhënësve të Kimisë në shkollën e Dobërçanit, SHFMU “Nazim Hikmet”.

Të nderuar,

Kërkoj nga institucionet kompetente të verifikojnë ligjshmërinë e procedurave të angazhimit dhe zëvendësimit të mësimdhënësve të Kimisë në shkollën e Dobërçanit, SHFMU “Nazim Hikmet”.

Në veçanti, kërkoj të verifikohet nëse në shkollën e Dobërqanit është angazhuar një kandidate që nuk ka aplikuar në konkursin përkatës, ndërkohë që mund të ekzistojnë kandidatë të tjerë të vlerësuar dhe të renditur në listën përfundimtare. Gjithashtu, kërkoj sqarimin e bazës ligjore dhe verifikimin e dokumentacionit të angazhimeve në këtë shkollë.

Në mbështetje të kërkesës, kërkoj shqyrtimin e nenit 35, paragrafët 1, 3, 4 dhe 5, të Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, si dhe nenit 30 të Rregullores QRK Nr. 19/2024, në masën që dispozitat përkatëse zbatohen për rastin konkret.

Kërkoj:

1. Verifikimin e dokumentacionit dhe vendimeve të angazhimit.
2. Sqarimin e bazës ligjore për angazhimin e personave që nuk kanë aplikuar në konkurs, nëse kjo vërtetohet.
3. Verifikimin e respektimit të renditjes së kandidatëve dhe kritereve të përzgjedhjes.
4. Shqyrtimin e përgjegjësive të zyrtarëve kompetentë dhe ndërmarrjen e masave përkatëse nëse konstatohen shkelje, përfshirë trajtimin nga Prokuroria nëse ka elemente të veprës penale.

Theksoj se kjo kërkesë nuk buron nga ndonjë konflikt personal me zyrtarët, por synon vetëm zbatimin e ligjit, transparencën dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve. Kam rreth 21 vjet përvojë në arsim dhe kërkoj që çështja të shqyrtohet në mënyrë të paanshme.

Kërkoj të njoftohem me shkrim për rezultatet e verifikimit dhe veprimet e ndërmarra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.