Përfaqësuesit e komunave veriore po zvarrisin zgjedhjen e kryesuesve të kuvendeve komunale, që sipas afateve ligjore këtë duhet ta bëjnë më së largu një muaj pas betimit, shkruan koha ditore.
Ndërkaq Mitrovica veriore rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe për Kuvend Komunal pas kërcënimit me dorëheqje nga ana e këshilltarëve të Listës së Oliver Ivanoviqit, në rast se kryetari i tyre nuk mbrohet në liri.