DYLON

Kërcënimet dhe arroganca e një mjeku mburravec…!!!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Zijadin HASANI

Ndodh edhe kjo në Spitalin Rajonal Gjilan

EkoHigjiena

(2LONLINE) – Bëhet fjalë për dr.Bajram   Shaqiri, mr.sci, kryetar i Këshillit profesional, kryeshef i sektorit të kirurgjisë (poste këto që ia dhuroi partia e tij), vrasës latent  sipas porosisë, që  preferon  vrasjen me  hedhje nga dritarja të kolegëve të tij që nuk mendojnë si ai, e kritikojnë, pra ky është specialitet dhe si duket është më i njohur për këtë “zeje”  të kohës për  eliminimin efikas të kundërshtareve.  Këtë “mjeshtëri” latente e ka të lindur, por që tash së fundi  iu  shpërfaq. Sipas gjasave kjo  “aftësi” e eliminimit të kolegëve  iu paraqit me marrjen  e disa posteve, falë  partisë  që tok me të  erdhën jo ta menaxhojnë spitalin, por  ta sundojnë dhe atë në mënyrën më primitive të mundshme, ose këto poste i uzurpoi dhe tani si një diktatorth po i maltreton kolegët e tij dhe po i kategorizon sipas niveleve .  Dr Shaqiri është “shkencëtar”, demek magjistër i shkencave mjekësore, të arritur ne  Tiranë, ku siç dihet një numër i konsiderueshëm si ky,  një zot e di se me çfarë kriteresh profesionale i marrin titujt, të mos flasim për kritere shkencore.

Dhe ky “shkencëtar” ka qëndrim arrogant, mospërfillës ndaj kolegëve të tij.    Si rrodhi kërcënimi , shfrimi i smirës  ? Kërkesën që ne të repartit të pediatrisë ia bëmë  Këshillit  për pjesëmarrje në simpozium në Prishtinë   dhe  që ai e udhëheq,  dr.Bajrami përgjigjet  : “ nuk shqyrtohet  dhe refuzohet kërkesa e pediatrisë  , për shkak të vonesës “  Unë  reagova në këtë përgjigje, duke thënë se kjo mënyrë e sjelljes, ky refuzim për simpozium nuk është korrekte  dhe paraqet shprehje të një  injorance.

Pas këtij  reagim tim , dr.B.SH. kërcënohet  duke shpalos  smirëzillëkun  e tij , se do të më ndëshkoj, do të më shkarkoj nga posti i shefit dhe urgjentisht ka kërkuar që unë të kërkoj falje ,  dhe unë  nuk ia vura veshin  këtij kërcënimi.  Por të mërkurën (27.1.130, rreth ore 13.30), pas kërkesës sime që të bisedojmë, të sqarohemi  i thashë atij,  por ky “shkencëtari” ynë  tha :  “ ke meritu me të hedh nga dritarja”, largohu se unë nuk bisedoj me koleg  të nivelit të ultë , a s’po e din që unë jam “I nivelit të lartë”. Mbase kjo duket e pabesueshme, por unë vërtetë  duhet të kërkoj falje  publike  për mosnjohjen e anës morbide  “të kolegut te nivelit të lartë”, pjesës  jo njerëzore, arrogancës, jokolegjiale duke e quajtur  refuzimin për simpozium  si  një gjë injorante, kur qartë  duket superinjoranca  e kolegut  -“vrasës  latent , modern”.

Si do që të jetë, kjo është më tepër çështje për Komisionin e Odës së mjekëve, të sapothemeluar, mbase e prokurorit dhe gjykatës.

(Dr.Zijadin Hasani, shef i  R. Pediatrisë, “I nivelit të ultë” dhe nën kërcënim)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.