DYLON

Kërcen nga dritarja duke reaguar ndaj vendimit për dëbim nga Gjermania

Avatar photo Redaksia

Një refugjat i ri kosovar ka kërcyer nga dritarja në Halle të Gjermanisë duke reaguar kështu me dëshpërim ndaj vendimit për dëbim nga Gjermania.

Ngjarja ka ndodhur të martën kur policia ka hyrë në dhomën e tij në kampin e azilit, njofton këshilli për refugjatë në landin Sachsen-Anhalt, shkruan, transmeton albinfo.ch.

EkoHigjiena

I riu me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda gjegjësisht thyerje të shumëfishta.

Edhe një zëdhënëse e ministrisë së brendshme e ka konfirmuar rastin por pa dhënë detaje.

Bëhet fjalë për dëbimin e parë te organizuar për këtë vit në landin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë nga ky land janë deportuar me aeroplan 97 refugjatë nga Shqipëria dhe Maqedonia, shkruan albinfo.ch.

Rasti i ndodhur në Halle tregon për dëshpërimin e madh që mbretëron në mesin e refugjatëve thotë një zëdhënëse e Këshillit për Refugjatët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.