Është shkelur në masë të madhe Ligji për Planifikimin Hapësinor: Nuk është respektuar as Plani Zhvillimor Komunal – dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në pajtim me dispozitat e nenit 15 të këtij ligji.
As Harta Zonale e Komunës – dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në pajtim me dispozitat e nenit 16 të këtij ligji. As Plani Rregullues i Hollësishëm – dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal, në pajtim me dispozitat e nenit 17 të këtij ligji. Nuk është respektuar Zona Bujqësore – një zonë tokësore e caktuar për kultivim të kulturave bujqësore dhe blegtorale si: tokë e lëvrueshme, kopsht, pemishte, vreshtari, livadh, kullosë, pellg peshqish, moçal, etj. Mbi Kuvendin Komunal, kanë qëndruar drejtorët e drejtorive komunale. Me Ligjin për Planifikimin Hapësinor, përcaktohet qartë se, Kuvendi Komunal është përgjegjës për: aprovimin e propozim-vendimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, Hartën Zonale të Komunës, si dhe të Planeve Rregulluese të Hollësishme; aprovimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartën Zonale të Komunës, pasi të aprovohet nga Drejtoritë sektoriale të Komunës në dy fazat vijuese të hartimit: pas përfundimit të Planit Zhvillimor Komunal; dhe pas përfundimit të Hartës Zonale të Komunës; aprovimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, pasi të aprovohen nga Drejtoritë sektoriale të Komunës; revidimin e Hartës Zonale të Komunës, pasi të aprovohet nga Drejtoritë sektoriale të Komunës; revidimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, pasi të aprovohen nga Drejtoritë sektoriale të Komunës. Kjo nuk është zbatuar në Komunën e Gjilanit. Nuk është respektuar ndalesa ligjore, që nuk lejohet ndërtimi i godinave më të larta dhe atyre që nuk janë në harmoni me ndërtesat ekzistuese fqinje.
Janë shkelur shumica e kushteve ndërtimore sipas Ligjit për Planifikimin Hapësinor, e veçmas: “vija rregulluese; vija ndërtimore; lartësia e lejuar në raport me largësinë nga kufiri i parcelës kadastrale përgjatë rrugës publike; lartësia e lejuar në raport me largësinë nga kufiri anësor dhe i pasmë i parcelës kadastrale; përqindja e sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzueshme për shputën e ndërtesës në raport me sipërfaqen e parcelës kadastrale; përqindja e sipërfaqes së përgjithshme e gjelbërimit për absorbim të reshjeve atmosferike në raport me sipërfaqen e parcelës kadastrale; përqindja e sipërfaqes së përgjithshme e ndërtimit brenda parcelës kadastrale të lejuar në raport me sipërfaqen e parcelës kadastrale; përqindja e sipërfaqes nëntokësore e shfrytëzueshme në raport me sipërfaqen e parcelës kadastrale; kërkesat minimale për vendparkingje; e drejta e ndriçimit natyror për dritaret ekzistuese; kushtet e qasjes adekuate në rrugë publike dhe infrastrukturë teknike; masat për mbrojtjen e vlerave natyrore, historike dhe kulturore.”
Veç shikoni ndërtimet e larta në Gjilan, në 10 vjetët e fundit, e do të shihni se shumica nuk kanë lënë hapësira të mjaftueshme për parkingje të banorëve të rinj, garazhe, parqe për relaksim, hapësira gjelbërimi! Ose janë pak garazhe dhe duhen paguar esktra nga 5 mijë euro!
Ndërhyrjet e zjarrfikësve janë bërë të pamundshme në disa banime të larta, por edhe në disa lagje që janë bërë me rrugë njëkahshe, duke i lejuar veturat në një anë.
Në lagjen Dardania 1, është problem i madh sidomos ndërhyrja e zjarrfikësve nga numri i lartë i veturave në njërën anë të rrugës dhe mbingarkesa me aq shumë mjete motorike. Duhet menduar zgjidhje edhe për ndërhyrjet e zjarrfikësve. Duhet bërë pjesë të vendimmarrjes për rrugët publike, edhe zjarrfikësit e qytetit.
Planifikimi urban ishte kaotik: Banimi i lartë shumëbanesor në dekadën e fundit, bie ndesh me standardet dhe kriteret e Planit Rregullativ Urban. Nuk janë respektuar as ligjet në fuqi, e veçmas është shkelur Ligji për Ndërtim. Është shkelur ligji për vendndërtimin dhe ridestinimin pa miratim të Kuvendit Komunal. Në vendin e quajtur “Livadhet e Arapit”, aty ku është paraparë ndërtim i institucionit parashkollor e shkollor, janë dhënë leje për banim të lartë. Është ndërruar destinacioni pa miratim të Kuvendit Komunal. Këto që themi ne, janë edhe aktakuza të prokurorisë, disa prej të cilave janë ende në proces.
Është bërë kundërligjshëm edhe rindërtimi, që sipas Ligjit për ndërtim, ka për synim ndyshimin substancial të një ndërtimi, për shembull: “ndërtim i katit të ri të një ndërtese ose largim i një kati ekzistues, si dhe ndryshim i gabaritit të ndonjërit kat për më shumë se një (1) metër; ndryshim i madhësisë së elementeve arkitekturore të pjesës së jashtme për më shumë se dy përqind (2 %) dhe zero presje një (0,1) metër; zëvendësim, largim, ose riparim i pjesëve strukturore të ndërtimeve; ndryshim i projektit ekzistues sipas të cilit paraprakisht është lëshuar certifikata e shfrytëzimit; modifikim, zgjerim ose reduktim i sistemeve të shërbimeve publike për përdorim të përbashkët në ndërtim.”
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/