DYLON

Keqpërdori pozitën zyrtare, Gjykata i shqipton dënim prej 1 vjet e 6 muaj burgim   

Keqpërdori pozitën zyrtare, Gjykata i shqipton dënim prej 1 vjet e 6 muaj burgim   
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. K. 

“I akuzuari në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Departamentit të Prokurimit – menaxher i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke keqpërdor detyrën zyrtare, me qëllim që vetit apo tjetrit të i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e Prokurimit Publik, lidhur me kontratën publike kornizë me numër Gl 651 15 004 221, “Hartimi i Projekteve kryesore në komunën e Gjilanit Lot II”, e lidhur me datë 14.04.2015, në mes të Komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Engrup & Edona” SH. P. K., e cila kontratë ka qenë tri vjeçare, që ka zgjatë deri më datë 10 prill 2018. Ashtu, që duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, nga data 27.05.2016 derë me 21.11.2017, ka tejkaluar vlerën e kontratës në shumë prej 278.438,21 Euro, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorit ekonomik “Engrup & Edona” SH. P. K. dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar Komunën e Gjilanit, duke diskriminuar operatorët e tjerë potencial, ka sjellë rrezikun e rritjes së obligimeve jashtë kontraktuale dhe ka rrezikuar realizimin e projekteve tjera të planifikuara”, thuhet në komunikatën zyrtare të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas komunikatës, me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Ndërkohë, për pikën e parë të aktakuzës keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është liruar nga akuza, për mungesë të provave. 

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.