DYLON

Keq pa to, e keq me to!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rreth 60 familje që jetojnë në ndërtesën trembëdhjetëkatëshe që njihet si “Soliteri” e që gjendet në qendër të Gjilanit, iu kishin gëzuar shumë rregullimit të dy ashensorëve që i kishin konsideruar si të domosdoshëm. Pas shumë vitesh mosfunksionimi kah fundi i vitit 2009 ishin bërë disa investime dhe ndër to edhe rregullim i ashensorëve.

Por, nuk u deshtë shumë kohë dhe njëri prej tyre të jetë jashtë funksionit derisa edhe për tjetrin është dashtë të intervenohet disa herë për t’u riparuar. Por, tani kur e kanë këtë ashensor funksional u ka dal një telashe tjetër që i detyron disa prej banorëve edhe të mos e përdorin. Sidomos ata në katet e mëposhtme. Kjo për faktin se , pasi janë shpeshtuar rastet, kur ngecin në të.

EkoHigjiena

Vetëm brenda dyjavëshit të fundit, si rrjedhojë e ndërprerjes së rrymës, kanë qenë dy raste kur qytetarët kanë mbetur të bllokuar në ashensor, edhe më tepër se gjysmë ore, dhe është dashtë ndërhyrja e njësitit së zjarrfikësve për t’i liruar ata.

Njëri ndër ta është edhe Jahi Mustafa, i cili thotë se përkundër që, javë më parë, kishte mbetur i bllokuar vazhdon ta përdor ashensorin, por se ai nuk mund ta paramendon t’i ndodh kjo dikujt që mund të jetë për ka natyra e tij, person që e kap paniku, ngase sipas tij atëherë situata mund të jetë e paimagjinueshme.

“Ishin plotë 40 minuta sa mbeta i bllokuar, përkundër telefonatave të shumta që prej minutit të parë. Ishte një ndjejnë jo e mirë që më bëri të mendojë se mund të ketë shumë prej tyre që nuk do t’i mund t’i përballonin, andaj lutem që të tillëve mos t’ju ndodh kurrë”, shprehet Mustafa.

Kjo e ka bërë atë të tregohet tani edhe më i afërt me banorët e kësaj ndërtese dhe shpesh herë kur sheh, sidomos të moshuar, që i qasen vet ashensorit, nuk kursehet për t’i ndihmuar, për të qenë bashkë me të në katin ku ikën ai qytetar.

Ismet Azizi, profesor, që banon në këtë ndërtesë, thotë se ndërprerja e rrymës shkakton bllokimin e ashensorit dhe se sistemi i vjetër i saj nuk lejon atë ta kryej operimin e ashensorit deri në një kat të plotë në mënyrë që të mund të hapet dera.

Ai tha se shoqata tani e kësaj ndërtese duhet ta shikojë mundësinë e gjetjes së një zgjidhje edhe për këtë problematikë, përmes inventorit që do të mund ta mbante aktiv ashensorin edhe për pak minuta, edhe po që se ndalet rryma, apo edhe ndonjë zgjidhje tjetër. Siç ka dëgjuar ai , në kulm qenka një mundësi që në mënyrë mekanike të lëshohet ashensori i bllokuar deri në fillim kat dhe të hapen dyert, por se nuk e di nëse është përdorur ndonjëherë ky variant.

Përndryshe, pos Jahi Mustafës, ditë më parë, i ngecur në ashensor mbeti edhe Reis Jakupi, një 18 vjeçar, banues në katet e sipërme të Soliterit. Edhe ai ishte fatkeq pasi mu kur u fut në ashensor u ndal rryma dhe u dashtë pastaj ndërhyrja e ekipit të zjarrfikësve për ta nxjerrë atë.

Një gjë që shihet e pakuptueshme nga banorët e këtij Soliteri, është pse KEDS nuk përgjigjet menjëherë , për ta lëshuar rrymën së paku për 1 minutë vetëm sa të nxirret i bllokuari por reagon shumë me vonesë përkundër që banorët thonë se njoftohet me kohë në momentin që ndodh që dikush te jetë bllokuar. Në këtë vazhdë vet Jahi Mustafa thotë se kur kishte ngecur ai, përkundër që ishte njoftuar, KEDS-i kishte lëshuar rrymën vetëm pas 40 minutash. /2L ONLINE/