DYLON

Keni durim dhe lëreni foshnjën të qajë

Keni durim dhe lëreni foshnjën të qajë
Avatar photo Elife Sherifi

Të qarët e bebes nuk duhet shikuar gjithmonë me ankth, sepse të qarët nuk është gjithmonë shprehje e dhimbjes dhe e emocioneve negative, siç mendojnë zakonisht prindërit, thotë Dr Anna Price, autore e studimit.

Bebja e shëndetshme, e cila qan para gjumi, do të ketë gjumë më të gjatë për 30 për qind, ka treguar studimi i Spitalit Mbretëror të Fëmijëve në Melburn.

Studiuesit kanë “shpenzuar” gjashtë vjet në studimin e të qarit të bebeve dhe kanë konstatuar që të qarët është mënyrë e komunikimit.

EkoHigjiena

Kur e lënë beben disa muaj në lot, prindërit e mësojnë që vetë të fle dhe të mos mbështetet në përkundjen e tyre, mbajtjen në prehër, dhënien e qumështit apo lëngut, sepse kjo gjithsesi herët a vonë patjetër duhet të pushojë.

Mënyra e këtillë e edukimit nuk rekomandohet tek foshnjat, të cilat shpesh qajnë sepse janë të uritura, ndërsa te bebet që i kanë mbushur gjashtë muaj duhet mësuar pa racione të natës.

Nëse fëmija zgjohet dhe qan pa arsye, lëreni vetë të fle. Sepse, kur bebja e di që të qarët do t’i sjellë përkundjen në prehër të prindit, lozja me të kurdo që ajo do bashkë me ushqimin e preferuar, do të qajë në çdo kohë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.