DYLON

“Kënga Magjike” dhuron paratë e biletave për ndërtimin e një shtëpie në Thumanë

“Kënga Magjike” dhuron paratë e biletave për ndërtimin e një shtëpie në Thumanë
Avatar photo Elife Sherifi

Festivali i këngës “Kënga Magjike”  ashtu siç ishte planifikuar do të mbahet të shtunën (7 dhjetor). Por, të adhuruat nga biletat do të shërbejnë për të ndërtuar një shtëpi që u shkatërrua nga tërmeti që goditi Shqipërinë tri ditë më pare.

Kështu ka bërë të ditur producenti I festivalit, Ardit Gjebrea në një postim në Instagram.

“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.

EkoHigjiena

Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!

Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, ka thënë Gjebrea.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.