(2L ONLINE) – KH Zhegra ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme përballë Vëllaznimit në kuadër të javës së 6-të, në Superligën e meshkujve në hendboll. Zhegranët e kanë dominuar takimin, mirëpo diferencën kanë arritur ta bëjnë vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes, pasi deri në ato momente rezultati ishte mjaft i ngushtë.
Zhegra që këtë ndeshje u paraqit pa lojtarin më tëmirë të saj Alban Haziri i cili udhëtoi në Gjermani për tu testuar te skuadra e Hamburgut, e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi. Por, nuk do të zgjate shumë ky gëzim sepse rezultati barazohej çdo herë kur zhegranët kalonin në epërsi.
Rezultati i barabartë, (14:14) tregon më së miri për rivalitetin që patën këto dy skuadra gjatë pjesës së parë të lojës.
Ndërkohë, 30 minutëshi i dytëishte pasqyrë tjetër e lojës kjo pasi Zhegra ishte më kërkuese dhe më e saktë në finalizimin e rasteve. Epërsia sa vjen e rritej ndërkohë 15 minuta para se të mbyllej ndeshja, hendbollistët gjilanas arrijnë epërsinë më të lartë, prej pesë golave dallim, (23:18).
Epilogu i fituesit tashmë ishte përcaktuar, ndërkohë që gjakovarët shfrytëzojnë rastin për ta ngushtuar epërsinë, (32:29) dhe kështu që Zhegra merr fitoren e dytë këtë edicion garash, por mjaft të vlefshme në luftën për mbijetesë. Lojtari më i dallur në rradhët e Zhegrës ishte Aliu me tetë gola, ndërkohë Dreshaj me 11 sosh te Vëllaznimi.
GJILAN: ZHEGRA VËLLAZNIMI 32:29 (14:14)
Palestra e Sporteve ‘’Bashkim Selishta – Petriti’’
Shikues: 100
Gjyqtarë: I.Osmani, S.Vitaku
Delegatë: Shaban Demiri
Përjashtimet: Zhegra 2min – Vëllaznimi 4min
Shtatëshet: Zhegra 1/1 – Vëllaznimi 2/0
Zhegra: Agushi, D.Haziri 1, Isufi 3, Emini 6, S.Haziri, Shaqiri 7, Aliu 8, Ramadani 2, Jakupi 2, Osmani 2, Imeri. Trajner: A.Misini
Vëllaznimi: Curri, Maliqi, Beqrama 2, Sadriu, Leka 5, Spaha 1, Dreshaj 11, Muhaxhiri 5, Kusari, Llula 1, Mamusha, Bytyqi 3. Trajner: B.Branushi
/ Drilon SYLEJMANI / 2L ONLINE/