Shkruan: Ukshin Zajmi:
/2L ONLINE/ – Pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi komunist, I instaluar në territorin e ish Jugosllavisë, ku me dhunë e në mënyrë tinëzare u bashkua edhe Kosova dhe në këtë sistem mbetën edhe shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë londineze, filloi aksionin për eliminimin e elementeve kundërshtarë. Në këtë aktivitet u zhdukem me mijëra e mijëra qytetarë të trojeve të Jugosllavisë, të cilët me gjyq e pa gjyq u ekzekutuan e pushkatuan. Për të qenë skandali edhe më I madh për zhdukjen e këtyre qytetarëve, të cilët u etikuan me shumë epitete si: armiq të popullit, dezertorë, kolaboracionist, renegatë, kundërshtarë të pushtetit komunist dhe etiketime të tjera, familjet e tyre nuk u njoftuan,madje me urdhëresë edhe u urdhërua që varrezat kolektive e individuale të këtyre të ekzekutuarve të rrafshohen e të zhduken.
Ministria e Punëve të Brendshme
Republika Federative Popullore e Jugosllavisë
Fa.sek.nr.63
9.VIII.1946
Beograd
Lënda: varrezat fashiste-zhduki
Ministrisë së Punëve të Brendshme
Republika Popullore e Sllovenisë
Lubjanë
Me urdhëresën tonë prej 18 majit të vitit 1945 nr.1253 është thënë që varrezat apo varret individuale të okupatorit fashist të largohen duke u rrafshuar për tokë, kështu që të zhduket çdo gjurmë e ekzistencës së tyre dhe të eliminohen gjurmët të cilat do të përkujtonin okupatorin e zi. Nëse kjo urdhëresë deri më tash nuk është realizuar, është domosdo që menjëherë të ndërmerren masa që kjo urdhëresë përpikërish të zbatohet dhe të zhduken të gjitha gjurmët e varrezave apo varret individuale.
Për realizimin e urdhëresës duhet të na lajmëroni.
Vdekje fashizmit-Liri Popullit!
Ndihmësi iMinistrit të Punëve të Brendshme
P.Iviqeviq
Ministria e drejtësisë e Serbisë në vitin 2010, ka formuar Komisionin për varrezat sekrete te të vrarëve pas 12 shtatorit të vitit 1944, e cila është urdhëruar që të hulumton nëpër arkiva dhe përmes ndihmës së personave okular, që kanë parë vrasjet apo varrimet, të zbulon emrat e të pushkatuarve dhe vendet e varrimit të tyre. Në këtë kontekst, ky komision ka komunikuar edhe rezultatet e punës njëvjeçare për vitin 2011. Në këtë raport është e përfshirë edhe territori i Kosovës, i cili është i ndarë në katër rajone: rajoni i Anamoravës me komunat:Gjilan, Dardanë, Viti e Artanë, rajoni i Kosovës me komunat: Gllogoc, Kaqanik, Fushë Kosovë, Lypjan,Obiliq, Podujevë, Prishtinë-qyteti, Ferizaji, Shtimja dhe Shtërpca, rajoni i Pejës me komunat: Deçan, Gjakovë,Istog, Klinë dhe Pejë, dhe rajoni I Mitrovicës me komunat: Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq dhe Serbicë.
Në këtë raport janë dhënë edhe emrat e të vrarëve, që ky komision i ka zbuluar gjatë vitit 2011 me këto të dhëna: numri, mbiemri dhe emr, emri i prindit, viti i lindjes, vendi i lindjes dhe vendbainimi, ndërsa në rubrikë të posaçme edhe informatat detale. Ne rubrikën e fundit të materialit të botuar në faqen e Ministrisë së drejtësisë të Serbisë për shumicën e të regjistruarve shenohet data e pushkatimin, kualifikimi armiqësor, vendi ku ndodhet emri i përsonit dhe disa të dhëna të tjera.
Në raport, në emër të katër rajoneve të Kosovës dhe 25 qyteteve të sajë, janë publikuar emrat e 1.836 vetave, ndërsa vetëm për katër komunat e Anamoravë janë të evidentuar 93 veta, prej tyre 28 i përkasin komunës së Gjilanit (ashtu është evidentuar edhe pse kur jepen detaje shihet se nuk janë të gjithë të këtij vendi), 61 komunës së Dardanës, 3 komunës së Vitisë dhe 1 komunës së Artanës (Novobërdës).
Vlen të theksohet se evidentimi i personave është bërë në bazë të deklaratave të tyre apo të ndonjë mënyre tjetër, nga se mbiemrat që tash i kanë familjarët e tyre nuk ekzistojnë, andaj identifikimi i tyre është pak si i vështirë, por se familjarët apo edhe bashkëvendësit e tyre mund ti identifikojnë. Në vazhdim po japim listat e të regjistruarve në këtë raport për rajonin e Anamoravës,me të dhënat që u përmendën pak më lartë, sipas komunave.
Gjilani
1.Muslija Isak, Muharren, 1922, Gjilan, Gjilan, 31.12.1948, Nish, armik i popullit
2.Bajram Hasani, Velekincë, Velekincë, 16.1.1945, Kolaboracionist, Lista Pejë
3.Jahja Ibrahim, Dragancë, Dragancë, 13.1.1945, spiun, Lista Pejë
4.Riz Avdul Gjilan, Gjilan, 16.1.1945, armik i popullit, Lista Pejë,
5.Ramiz Ajdari, Dragancë, Dragancë, 13.1.1945, kolaboracionist, Lista Pejë
6.Odalloviq Tomo, V. Vrellë, Vrellë, 25.12.1944 Kolaboracionist, Lista Mitrovicë
7.Musa Osman Gjilan, Gjilan, 29.11.1944, Kolaboracionist, Lista Mitrovice
8.Ademoviq Bislim, Verbicë, Verbicë, 27.12.1944, armik i popullit, Lista Mitrovicë
9.Asani Beqir Adem, 1907, Dobërçan, Dpbërçan, 1944,i arratisur, lista Kamenicë
10.Asani Ali, Tasim 1909, Dobërçan, 1944, i pushkatuar,lista Kamenicë, në fondin e BIA-së
11.Ameti Ramadan 1902 Dobërçan, 1944, i pushkatuar, i arratisur, Lista Kamenicë, BIA
12. Sadikoviq Feriz Cërnicë, i pushkatuar, lista e të pushkatuarve, Arkivi ushtarak
13.Miftar Ismaili 1905, Livoq i Poshtëm, 21.02.1949,armik i popullit,fondi i BIA-së
14.Gash Mark Ilaz 1910, Gjilan, 1944,kolaboracionist-agjent,Libri i 2-të, Ferizaj
15.Avdil Ramadan-Dil 1907, Gjilan, 1944, i denuar me vdekje,Nediqevc, libri i 2-të, Pozharevc
16.Zhiriq Stojadin-Dine Kera, 1917, Gjilan, 1944, i denuar me vdekje, Arkivi ushtarak, Kosmet
17.Radisavleviq Selimir, 1925, Stanqiq,1945, i denuar me vdekje,arkivi ushtarak,divizionet proletare
18.Anijeviq Bejta Grizime, 08.06.1945, armik i popullit,arkivi ushtarak,libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
19.Baftija Agushi, Sllatina e epërme, 29.03.1945,kriminel lufte, Libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
20.Ajdari Arsllan, Ribnik, 29.03.1945, kriminel lufte, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
21.Shabijeviq Mexhid, Sadovinë, 31.03.1945,kriminel lufte,libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
22.Ramadani Zymer, Zhegër, 06.08.1945, kriminel lufte,libri i gjyqit ushtarak Ferizaj,
23.Ametoviq Rashid Mirosalë, 13.05.1945,kriminel lufte, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
24.Kadriq Ramiz, Tygjec, 05.10.1945, armik i popullit, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
25.Emilloviq Asan, Gjilan, 05.08.1945, kolaboracionist-agjent,Libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
26.Bajrami Avdyll Sllatina e epërme,16.05.1945, armik i popullit, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj
27.Amza Jakub Gumnishtë, 11.01.1945,pjesëtar i Forcave të armatosura shqiptare, arkivi ushtarak,lista e personave të pushkatuar 1944-1945
28.Furunoviq Qedomir, Millan, 1907, Gjilan, 26.07.1951, Goli Otok, Libri I të dënuarve sipas IB
Këta janë emrat e evidentuar në vitin 2011, nga Komisioni për varrezat sekrete dhe të te vrarëve të formuar nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, por për Kosovë janë evidentuar vetëm emrat, dhe siç po shihët edhe nga lista e Gjilanit, shumica e tyre nuk janë nga komuna e Gjilanit. Megjithatë, publikimi i këtyre emrave sikur zvogëlon dhimbjen e familjarëve por sërish mbetët sekret vendvarrimi i tyre. Për këtë do të ishte mirë që ata që dinë vende të varrezave sekrete, t’i lajmërojnë ato në organet komunale. Herëve tjera do të publikojmë edhe emrat që evidentohen në listat e komunave tjera të Anamoravës. /2L ONLINE/