DYLON

KËMISHA E NATËS – poezi nga Sinan Sadiku

KËMISHA E NATËS – poezi nga Sinan Sadiku
Avatar photo Redaksia

KËMISHA E NATËS

/Sinan SADIKU/

Atë ditë kur veshe këmishën e natës
kohën tonë na e vodhi muzgu

EkoHigjiena

Tani e tutje
mund të takohemi vetëm në kujtime
po pati mirësinë të na i falë vetmia

E vetmia jam unë
je ti
jemi ne
se nuk ditëm
ta shkundim pluhurin e shekujve

Sa e sa herë të pata thënë
e përkryera është trillim i poetëve
po ti kurrë s`e kuptove

Një ditë kur të mësohemi
ta shkundim pluhurin e shekujve
gjithçka do të ketë marrë fund
përveç pendimit

Ajo që kishim nuk ishte pak
ishte foleja e fatit tonë
që ti e rrënove
atë ditë kur veshe këmishën e natës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.